Vreshtat e familjes Tufa me një sipërfaqe prej 30 ha, shtrihen në jug-lindje të Tiranës në qendër të Lundrës në lartësi deri në 226 m mbi nivelin e detit. Mikrozona e Lundrës ka një terren ideal dhe unik për prodhimin e verës me cilësi të lartë. Në kantinën e Familjes Tufa prodhohen disa lloje verërash cilësore si: Big-Wine, Shesh i Bardhë, Cabernet Sauvignon, Merlot, Chardonnay, Rozë, Muskat.