Kantina e familjes Tufa është e vendosur në peisazhin kodrinor në Lundër, midis Dajtit dhe Tiranës. Ajo të sjell në mend kantinat e Toskanës dhe të Piemontit të cilat kanë një peisazh që rrallë herë e ndesh.

Kjo kantinë prestigjoze qëndron midis vreshtave historike, kodrinave me ullishte shumë vjecar, freskinë e mikroklimës malore dhe kodrinore të zonave nën Dajt.

Shtëpia jonë është një kantinë e pashme e cila qëndron krah për krah me vreshtat tanë të ndërtuar si një pazëll artistik dhe te kuruara në detaj.Kohët e fundit stafi ynë praktikon metoda bio-dinamike në punimin dhe rritjen e vreshtave, si edhe kujdesin për impaktin ambiental.

Frymëzuar nga puna e mëparshme e bërë gjatë viteve në pronën prestigjoze të familjes Tufa, u krijua një shumë llojshmëri verërash duke i dhënë jetë edhe formë markës “Vera Lundra“. Filozofia jonë është e qartë: Të krijojmë verëra elegante, të prodhuara në mënyrë bio-dinamike, të cilat përshkruajnë me saktësi historinë e secilit vreshtë.
Kantina e familjes Tufa prodhon Cabernet Sauvignon te Vjetëruar, Merlot të Vjetëruar, Big Wine, Muskat Lot i Ëmbël, Rose, Chardonnay edhe Shesh të Bardhë.

Simboli i markës tonë është tribute (apo atribut) i fshatit Lundër. Sipas historianve territori ku ndodhet sot kantina ka qenë një zonë e mbuluar me ujë dhe si mjet udhëtimi i përdorur nga banorët e asaj periudhe ishin varkat.