Vendndodhja e kantinës Lundra qëndron në zemrën e peisazhit mahnitës të vreshtave dhe të ullishtave. Ato janë 65 hektarë dhe shtrihen mes freskisë dhe mikroklimës mesdhetare kodrinore të zonave nën malin e Dajtit.
Deri në vitet 1990 kjo zonë ka qenë pjesë e fermës së njohur Gjergj Dimitrov, mbas ndryshimit të sistemit ky territor u kalon përsëri trashëgimtarëve të cilët, e kthyen punën e tyre në pasion dhe në biznes për promovimin dhe prodhimin e verës autoktone shqiptare.
Në mesin e viteve dymijë, me ardhjen e një bordi të ri ekspertësh të kryesuar nga administratori aktual Z. Haxhi Tufa, ndodhi pika e kthesës. Ekipi i ri i menaxhimit është gjallëruar nga entuziazmi madh i përvojave të cilat përmirësojnë cilësinë e Kantinës Lundra dhe nëntë llojet e varieteteve të verës Lundra. Profesori dhe Doktori i shkencave Z. Enver Ulqini vjen , si i cili punon me zemër që në orët e para të krijimit të kantinës ( 1992) dhe në vazhdim ai i bashkohet territorit, me ndërhyrjen dhe udhëzimet e tij prej një autoriteti i lartë në nivel kombëtar. Vera Lundra bën një hap në cilësi, aq sa pranohet menjëherë në tregjet jashtë Shqipërisë. Vera është e një cilësie të lartë dhe me identitet të fortë.
Prej atëherë deri më sot, vera Lundra ka qenë në rritje të vazhdueshme, marka e verës Lundra është gjithnjë e më e përhapur dhe e vlerësuar në të gjithë territorin shqiptar, suksesi i së cilës sigurisht i detyrohet ekipit, familjes Tufa, Administratorëve, shitësve, bashkëpunëtorëve dhe punëtorëve. Të gjithë së bashku përfaqësojnë një pasuri, pasion dhe profesionalizëm të madh për territorin.
Ndërtesa e kantinës është bashkohore dhe e ndërtuar në pjesën e lartë të një prej kodrave.Ajo është zgjeruar gjatë viteve dhe gjithçka është investuar me fjalën e fundit të teknollogjisë. Kantina Lundra përreth ka pyje e kodra të punuara dhe të gjelbëruara.
Ato janë si dëshmitare të kujdesit me të cilën punohet kjo tokë, për të prodhuar çdo vit me përkushtim dhe dashuri të pafundme.
Lundra në filozofinë e saj ka cilësinë. Kjo është arsyeja pse stafi i saj adopton një metodë kultivimi të frymëzuar nga parimet e bujqësisë organike e cila e lejon hardhinë të përqendrojë burimet e saj në pjesët më të mira. Rrushi fermentohet në një ruajtëse të verës, me një temperaturë konstante dhe vera lihet më pas të piqet në fuçi lisi për tre vjet. Kantina Lundra na ofron , një verë me një ngjyrë rubini , me aroma delikate dhe të bollshme. Ato kujtojnë erëza të ëmbla dhe fruta të pjekura me një tufë lulesh eterike dhe disi të imët, të ngrohtë në qiellzë dhe me ngjizje të plotë. Nga shija e shijes së shegës së sfumuar me atë të rozmarinës dhe shpesh me një damar të lehtë stralli që të kujton pjekjen me të cilën rrënjët shumë të holla dhe shumë të gjata të hardhive depërtojnë thellë në tokën argjilore dhe shpesh me shkëmbinj guri.