Kantina Lundra, një peizazh i stolisur prej vitesh, me ullishta dhe vreshta që mbulojnë një sipërfaqe prej mbi 30 hektarësh.

Kantina Lundra, një peizazh i stolisur prej vitesh, me ullishta dhe vreshta që mbulojnë një sipërfaqe prej mbi 30 hektarësh.

vaj ulliri

Kantina Lundra është vendosur në shpatin e pjerrët të kodrës dhe është shpërndarë në tre kate: brenda tokës, ka dhoma për vjetërimin e verës. Me fuçi të mëdha lisi. Në katin e ndërmjetëm, sallat e shisheve, etiketimeve dhe paketimeve, me hyrje të drejtpërdrejtë nga vreshti. Këto janë mjedise për fermentimin e kontrolluar të rrushit. Kantina Lundra ju mirëpret për të shijuar degustime në freskinë e kantinës dhe aktiviteteve kulturore në sheshin poshtë mozaikut monumental të vendosur në një nga faqet e vilës mbi kodër.

Vreshtaria e Lundrës një traditë e trashëguar ndër breza. Në Shqipëri prodhimi i verës njihet që në kohët antike, në shumë shkrime është përmendur që ilirët prodhonin verë dhe kjo traditë vazhdoi edhe gjatë periudhës së mesjetës. Sipas hulumtimeve të disa studiuesve në mesjetë, vera e prodhuar nga zona të ndryshme të Shqipërisë si Lundër, Mirditë, Zadrimë, Nartë etj, eksportohej jashtë territorit të vendit, madje shkruhet që disa nga verërat shkonin edhe në Vatikan. Zona e Lundrës ështe e mbushur plot histori dhe madje në atë zonë gjendet një kala e lashtë ilire. Aty ku prodhohet vera ka histori, traditë, pasion, dhe veçanërisht shumë punë dhe kantina Lundra ka dëshirë të pasqyrojë këtë pjesë të kësaj trashëgimie, e cila është dhe mbetet një thesar dijesh dhe vlerash. Le të shohim dëshmitë e shkruara në konteksin historik të kësaj zone të mrekullueshme. Në afërsi të këtyre kodrave kemi gjurmët e Persqopi’t ose Vila. Një mal që ndodhet në anën lindore të Petrelës , aty gjenden gjurmët e një qyteze shumë të lashtë ilire dhe në atë zonë banonte fisi ilir i Parthinëve.

vreshta

Zona e Lundrës përveç historisë që përbledh zonat përreth si, Petrela, Dajti, Farka, Sauku etj, shtrihet në një peizazh të mrekullueshëm me një mikroklimë ideale për vreshtarinë dhe për ullishtat e saj, ajri i freskët që vjen nga lartësite e Dajtit e bën atë unike dhe mahnitëse. Tradita historike e verës Lundra dhe e kulturave bujqësore i jep shumë interes zhvillimit të turizmit natyror, kulinar, kulturor dhe edukativ.

Zona e Lundrës përveç historisë që përbledh zonat përreth si, Petrela, Dajti, Farka, Sauku etj, shtrihet në një peizazh të mrekullueshëm

vreshta

me një mikroklimë ideale për vreshtarinë dhe për ullishtat e saj, ajri i freskët që vjen nga lartësite e Dajtit e bën atë unike dhe mahnitëse, tradita historike e verës Lundra dhe e kulturave bujqësore i jep shumë interes zhvillimit të turizmit natyror, kulinar, kulturor dhe edukativ. Vlen për t’u theksuar që vreshtaria në Lundër është autoktone. Plini (Plaku 23- 79 e.r.) në veprën e tij me titull “De Natyralis Historia” dëshmon për 100 kultivarë rrushi, një pjesë e tyre citohet, se kultivohen në bregdetin Ilirik. Këta përmenden me emrat Helovle, Precia, Apiana, Basilika etj. Bazuar në përshkrimin e bërë , kemi të drejtë të besojmë se bëhet fjalë për kultivarët tanë autoktonë, të cilët janë ruajtur deri në ditët tona me emrat Vlosh, Kallmet, Shesh, Pulës, Mjaltëz, Mereshnik dhe Kryqës. Plini dëshmon se si banorët e Dyrrahut lavdërojnë “Baliskun e bardhë”. Bëhet fjalë për kultivarin “Shesh i bardhë”, që akoma kultivohet në kodrat e Tiranës, Durrësit dhe Kavajës.