Vendndodhja e kantinës Lundra qëndron në zemrën e peisazhit mahnitës të vreshtave dhe të ullishtave. Ato janë 65 hektarë dhe shtrihen mes freskisë dhe mikroklimës mesdhetare kodrinore të zonave nën malin e Dajtit.
Deri në vitet 1990, kjo zonë ka qenë pjesë e fermës së njohur Gjergj Dimitrov. Mbas ndryshimit të sistemit, ky territor u kalon përsëri trashëgimtarëve të cilët, e kthyen punën e tyre në pasion dhe në biznes për promovimin dhe prodhimin e verës autoktone shqiptare.
Shtrihet në një peizazh të mrekullueshëm me një mikroklimë ideale për vreshtarinë dhe për ullishtat e saj. Ajri i freskët që vjen nga lartësite e Dajtit e bën atë unike dhe mahnitëse. Tradita historike e verës Lundra dhe e kulturave bujqësore i jep shumë interes zhvillimit të turizmit natyror, kulinar, kulturor dhe edukativ.