Kantina Lundra, një peisazh i stolisur prej vitesh, me ullishta dhe vreshta që mbulojnë një sipërfaqe prej mbi 30 hektarësh.

Kantina Lundra shtrihet në drejtimin jug-lindor të Tiranës në qendër të komunës Lundër, vetëm 30 min nga qendra e Tiranës, në një lartësi deri në 226 metra mbi nivelin e detit. Zotëron një peisazh të stolisur prej vitesh, me ullishta dhe vreshta që mbulojnë një sipërfaqe prej mbi 30 hektarësh. Ndërthurja e tokës, klimës, diellit dhe pozicionit të favorshëm gjeografik, formojnë një ansambël perfekt që kontribuon në cilësi dhe shumëllojshmëri vaji dhe vere. Toka është e njohur për shkak të përbërjes së argjiles.

Orientimi i pjerrësisë përcakton karakteristikat e tokës të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e aromave dhe shijes së verës.
Mikrozona e LUNDRËS ka një terren ideal dhe unik për prodhimin e verës me cilesi të lartë dhe vajit të ullirit. Sigurimi i vreshtave me dritë dhe ngrohje varet nga shkalla e pjerrësisë, vendndodhja e kodrave lejon ekspozim maksimal ndaj rrezeve të diellit duke ndihmuar vreshtat që të rriten dhe rrushi të piqet.

0

MIJ SHISHE

0

HEKTARË VRESHTA

0

PERSONA STAF

VERA LUNDRA, TRADITË PREJ 30 VITESH