Kantina Lundra, një peisazh i stolisur prej vitesh, me ullishta dhe vreshta që mbulojnë një sipërfaqe prej mbi 30 hektarësh

Kantina Lundra shtrihet në drejtimin jug-lindor të Tiranës në qendër të komunës Lundër, vetëm 30 min nga qendra e Tiranës, në një lartësi deri në 226 metra mbi nivelin e detit. Zotëron një peisazh të stolisur prej vitesh, me ullishta dhe vreshta që mbulojnë një sipërfaqe prej mbi 30 hektarësh. Ndërthurja e tokës, klimës, diellit dhe pozicionit të favorshëm gjeografik, formojnë një ansambël perfekt që kontribuon në cilësi dhe shumëllojshmëri vaji dhe vere. Toka është e njohur për shkak të përbërjes së argjiles.

Orientimi i pjerrësisë përcakton karakteristikat e tokës të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e aromave dhe shijes së verës.
Mikrozona e LUNDRËS ka një terren ideal dhe unik për prodhimin e verës me cilesi të lartë dhe vajit të ullirit. Sigurimi i vreshtave me dritë dhe ngrohje varet nga shkalla e pjerrësisë, vendndodhja e kodrave lejon ekspozim maksimal ndaj rrezeve të diellit duke ndihmuar vreshtat që të rriten dhe të rrushi piqet.

70

Mij Shishe

30

Hektarë Vreshta

30

Persona Staf

Rajoni
Lundër, Tiranë
Lartësia
230m mbi nivelin e detit
Latitude
41.2895724
Longitude
19.8790691
Varjetetet e Rrushit
Merlot, Cabernet Sauvignon, Chardonnay
Varjetetet e Rrushit
Shesh i Bardhë, Shesh i Zi
Varjetetet e Rrushit
Muskat, Sangiovese, Montepulciano
Klima
E ngrohtë Mesdhetare
Toka
Kodrinore argjilore

Vera Lundra, Traditë prej 30 vitesh