Vreshtaria në Lundër është autoktone.

Plini (Plaku 23- 79 e.r.) në veprën e tij me titull “De Natyralis Historia” dëshmon për 100 kultivarë rrushi një pjesë e tyre citohet, se kultivohen në bregdetin Ilirik.

Plini (Plaku 23- 79 e.r.) në veprën e tij me titull “De Natyralis Historia” dëshmon për 100 kultivarë rrushi një pjesë e tyre citohet, se kultivohen në bregdetin Ilirik.

Këta përmenden me emrat Helovle, Precia, Apiana, Basilika etj. Bazuar në përshkrimin e bërë , kemi të drejtë të besojmë se bëhet fjalë për kultivarët tanë autoktonë, të cilët janë ruajtur deri në ditët tona me emrat Vlosh, Kallmet, Shesh, Pulës, Mjaltëz, Mereshnik dhe Kryqës. Plini dëshmon se si banorët e Dyrrahut lavdërojnë “Baliskun e bardhë”. bëhet fjalë për kultivarin “Shesh i bardhë”, që akoma kultivohet në kodrat e Tiranës, Durrësit dhe Kavajës.

Vreshtat autentike të Lundrës marrin të gjithë koloritin e ngjyrave dhe shpesh na ngjasjnë me kodrat e Toskanës, Venetos, apo të Piemontit me Lange’t tipike. Një sinfoni ngjyrash befasuese na rrëmben për të eksploruar gjithçka që ofron kjo tokë bujare.

Straboni, pasi vizitoi Ilirinë, shkruan “I ngrohtë dhe frutdhënës është ky vend, se është plot me ullishta e me vreshta të mira”

Straboni, pasi vizitoi Ilirinë, shkruan “I ngrohtë dhe frutdhënës është ky vend, se është plot me ullishta e me vreshta të mira”