Kantina Lundra ju fton në Lundër të shijoni verën e kësaj toke mahnitëse ku ndërthuret historia, bujaria, dhe pasioni për produktet autoktone shqiptare.

Kantina Lundra ju fton në Lundër të shijoni verën e kësaj toke mahnitëse ku ndërthuret historia, bujaria, dhe pasioni për produktet autoktone shqiptare.

Në pjesën e sipërme të kantinës Lundra shtrihet një peizazh mahnitës madhështor me ullishta dhe vreshta të rinovuara gjatë viteve por t’i rikthehemi serish historisë së kësaj zone antike. Një shprehje thotë: ”Gurët nuk dinë të gënjejnë”! Le t’i shohim për çfarë bëhet fjalë.

Vendndodhja e kantinës Lundra qëndron në zemrën e peizazhit mahnitës të vreshtave dhe të ullishtave. Ato janë 65 hektarë dhe shtrihen mes freskisë dhe mikroklimës mesdhetare kodrinore, të zonave nën malin e Dajtit

Deri në vitet 1990, kjo zonë ka qenë pjesë e fermës së njohur Gjergj Dimitrov. Mbas ndryshimit të sistemit, ky territor u kalon përsëri trashëgimtarëve të cilët, e kthyen punën e tyre në pasion dhe në biznes për promovimin dhe prodhimin e verës autoktone shqiptare.

Muret me gurë megalitikë, ullishtat me moshë mijëravjeçare, varri i mbretit Glauk tregojnë se kjo zonë fsheh shumë mistere në thellësinë e saj. Dikur këtu ka patur qytetërim ilir, pastaj bizantin dhe në mesjetën e më vonët, kulturë osmane dhe në vitet e socializmit u transformua në ferma shtetërore. Mbas viteve 90-të pronat kaluan tek pronarët e dikurshëm ku edhe sot familjet e Lundrës punojnë dhe u dedikohen vreshtave me një përkushtim dhe pasion të veçantë.

Kantina Lundra ju fton në Lundër të shijoni verën e kësaj toke mahnitëse, ku ndërthuret historia, bujaria, dhe pasioni për produktet autoktone shqiptare.

Kantina Lundra ju fton në Lundër të shijoni verën e kësaj toke mahnitëse, ku ndërthuret historia, bujaria, dhe pasioni për produktet autoktone shqiptare.