Në kodrat e Lundrës, pranë Tiranës, ku dikur shtrihej një kënètë e begatë, natyra ka lënë një trashëgimi të pasur që ngjall kujtimet e një kohe pa kohë. Sipas legjendës, në majat e këtyre kodrave ankoroheshin lundrat e banorëve të hershëm. Pasi uji u tërhoq la pas këto toka pjellore, ideale për kultivimin e rrushit të cilësisë së lartë. Ky rrëfim lidhet në mënyrë të përkryer me frymëzimin për logon e Kantinës Lundra, ku lundërtari mbi një lundër simbolizon jo vetëm lidhjen me historinë dhe gjeografinë e zonës, por edhe mbart në kohë lidhjen dhe përkushtimin ndaj tokës me begatitë e saj, që ne përkujdesemi në mënyrë artizanale të trupëzojmë verërat e shkëlqyera që shijohen sot.
Kjo histori e mbushur me traditë dhe legjendë përkon me pasionin dhe punën e familjes Tufa për kultivimin e rrushit dhe prodhimin e verës. Babai jonë i ndjerë Xhevdet (Xhoda) Tufa, themeluesi i kantinës, hodhi bazat e ndërmarrjes si punishte menjëherë pas rënies së sistemit drobitës komunist, me trashëgimin e vreshtave të kooperativës shtetërore punuar me aq mund nga vetë Xhoda dhe banorët, madje duke i mbrojtur edhe nga kërcënime të reja me sistemin e ri. Me sakrificë, përkushtim dhe dashuri për tokën, Xhoda kultivoi këtë art të veçantë dhe ia përcolli fëmijëve të tij, të cilët më vonë e transformuan nga punishte familjare në një kantinë me standarde moderne….
“Përzgjedhja e Somelierit” përfaqëson koleksionin tonë premium, të krijuar për të plotësuar shijet më të rafinuara. Kjo linjë përmban verëra të prodhuara nga varietetet më të mira dhe të maturuara me kujdes, duke ofruar një përvojë unike që ndriçon çdo tryezë restoranti dhe ngre standardin e shërbimit kulinar.
Kantina Lundra përkushtohet në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së pasur të prodhimit të verës shqiptare, duke u angazhuar për cilësinë e lartë dhe përmbushjen e kërkesave të miqve dhe klientëve tanë. Qëllimi ynë është të edukojmë brezin e ri për kulturën e punës dhe të krijojmë një ndërgjegjësim të thellë për rëndësinë e ruajtjes së tokës dhe pasurive natyrore. Ne jemi të angazhuar të mbrojmë ambientin nga betonizimi dhe kontaminimi të kontribuojmë në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit tonë, duke ofruar produkte të cilësisë së lartë që reflektojnë pasionin tonë për artin e të prodhuarit verë.
“Përzgjedhja Ditore” është krijuar për kënaqësinë e përditshme, duke ofruar një balancë të shkëlqyer mes cilësisë dhe aksesueshmërisë. Ideale për marketet dhe dyqanet, kjo linjë verërash është zgjedhja perfekte për momentet e përditshme, duke sjellë një shije autentike nga vreshtat tona drejt tryezës suaj.
Vizioni i Kantinës Lundra është konsilidimi i pozicionit lider në markat e verërave shqiptare, duke ofruar produkte që janë një shembull i përkryer i integrimit të traditës dhe inovacionit. Ne synojmë të vazhdojmë të rrisim dhe përmirësojmë metodat tona të prodhimit, duke u bazuar në përvojën dhe bashkëpunimet më të mira ndërkombëtare. E ardhmja jonë është e ndërlidhur me ruajtjen e kulturës së verës dhe edukimin e konsumatorëve për rëndësinë e cilësisë, mbrojtjen e ambientit dhe atë vetë. Ne synojmë që çdo gotë e verës të përfaqësojë angazhimin e sinqertë dhe të thellë tonin, dhe trashëgiminë pasur që do të pasohet ndër brezat e ardhshëm.
Shijoni verërat tona më të mira të prodhuara me pasion dhe traditë. Zbuloni karakterin e
çdo varieteti të rrushit përmes një përvoje të paharrueshme të degustimit.