Historia Jonë

HISTORIA E

KANTINËS LUNDRA

Prej vitesh, familja Tufa, përmes Kantinës Lundra, është cilësuar si pioniere e verës shqiptare premium. Me një përkushtim të vazhdueshëm për cilësi dhe përsosmëri, ajo ka ruajtuar mënyrën tradicionale të prodhimit dhe vreshtarinë e një standarti të lartë, duke u kthyer në zgjedhjen e parë të adhuruesve të verës, të cilët kërkojnë gjithnjë më të mirën.

Prodhimi i Verës

ARTI SHQIPTAR

I VERËS

Prodhimi i verës është një proces kompleks që ndërthur artin dhe shkencën. Ai kërkon dije gjithëpërfshirëse mbi teknologjinë dhe një nivel të lartë aftësish. Gjithçka fillon me përzgjedhjen e përpiktë të varieteteve premium të rrushit, pasuar nga vjelja e kujdesshme e tij.




Degustimi i Verës

SHIJONI NJË PËRVOJË UNIKE TË DEGUSTIMIT TË VERËS

Kantina Lundra është destinacioni ideal për të provuar shijet e Shqipërisë. Me një histori të gjatë dhe një përkushtim për produktet vendase, ajo siguron një eksperiencë unike për çdo vizitor. Shijoni verërat tona autoktone të prodhuara plot pasion. Rezervoni sot përvojën tuaj të degustimit dhe zbuloni përsosmërinë e Kantinës Lundra.

SHESH I BARDHË
SHESH I ZI
TEROLDEGO
CHARDONNAY
MUSCAT OTTONELL
SYRAH
CABERNET
MERLOT
SOLAR
ULLISHTJA
Vera ka qenë dhe mbetet ndër pijet e preferuara të shqiptarëve dhe ka shoqëruar në shekuj bujarinë dhe mikpritjen e popullit tonë. Në Shqipëri, kultivimi i hardhisë është një nga veprimtaritë më të hershme dhe në të njëjtën kohë më fisnike të njeriut. Megjithatë, për përftimin e vreshtave cilësorë kërkohet një nivel i mjaftueshëm i njohurive shkencore mbi teknologjinë e përgatitjes së tokës dhe mbjelljes së fidanëve. Prej vitesh, Kantina e familjes Tufa është e përkushtuar ndaj të gjithë këtyre proceseve duke pasuruar traditën shqiptare në kultivimin e vreshtarisë.