Kjo verë Roze përftohet nga rrushi i kuq i vreshtave tona dhe i nënshtrohet një procesi të lehtë macerimi për të krijuar një ngjyrë të këndshme petalesh trëndafili. Karakterizohet nga aroma delikate e frutave të kuqe dhe pjeshkës, duke ofruar një freski të veçantë. E përshtatshme për aperitive dhe kombinime të ndryshme me pjata me bazë peshku dhe sallata të freskëta.
Shesh i Zi 25%
Shesh i Bardhë 25%
Sangiovese 25%
Montepulciano 25%