Nga vreshtat në gotë

NJË RRUGËTIM

DREJT PËRSOSMËRISË

Në zemër të Kantinës Lundra gjendet shkrirja e përsosur e tokës, historisë dhe përpjekjeve njerëzore. E themeluar në vitin 1992 nga Xhevdet Tufa dhe nën kujdesin e veçantë nga enologu i njohur Dr. Enver Uqini, Kantina e verës Lundra është një dëshmi e pasionit të palëkundur të familjes Tufa për të ruajtur traditën e vreshtarisë shqiptare. E vendosur mes 65 hektarësh me vreshta dhe ullishte mahnitëse, Kantina Lundra gëzon një mikroklimë unike mesdhetare, ideale për prodhimin e verërave të jashtëzakonshme të cilësisë më të lartë. Vëmendja e përpiktë ndaj detajeve është e dukshme në çdo proces të Kantinës Lundra, nga përkushtimi ndaj praktikave të qëndrueshme të bujqësisë organike deri te angazhimi i vazhdueshëm për ruajtjen e vlerave të tokës pa trajtime te jashtme.
NJË TRASHËGIMI CILËSIE
DHE EKSPERTIZE
NË VERËN SHQIPTARE
Ekselenca e Kantinës Lundra arriti majat nën konsulencën dhe kujdesin e enologut Italian Gianfranco Cordero. Me fokus në rritjen e cilësisë së 9 llojeve unike të verërave, ekspertiza e profesor Enver Ulqinit ka qenë gjithashtu një element vendimtar në suksesin e verërave. Sot, reputacioni i Kantinës Lundra në prodhimin e një verë të jashtëzakonshme njihet si brenda në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj.

NË HARMONI ME NATYRËN

E rrethuar nga malet e mrekullueshme dhe natyra mahnitëse, Kantina është e pajisur me teknologji moderne, e cila siguron cilësi për të gjitha varietetet e verës. E krijuar me metoda të bujqësisë organike dhe e vjetërsuar në perfeksion, çdo gllënjkë e prodhuar nga Kantina Lundra mishëron përkushtimin dhe perfeksion.
PËRQAFOJMË TRADITËN, ZHVILLOJMË CILËSI: MISIONI I FAMILJES TUFA NË PRODHIMIN E VERËRAVE
Pas përsosmërisë së Kantinës Lundra, fshihet familja Tufa, gjithnjë e përkushtuar ndaj verës cilësorë dhe tokave të Lundrës. Dhe kjo është mëse e dukshme në vreshtat e tyre të zgjedhura me kujdes dhe të kultivuara me dashuri. Pasioni i tyre në prodhimin e verës ndiqet nga investimi në teknologjinë më bashkëkohore, për të sjellë verën më të mirë për këdo.
NJË KANTINË E ÇMUAR VERE
Për vite të tëra, Kantina Lundra ka qenë një atraksion në peizazhin e Lundrës. E pozicionuar në një kodër, Kantina i ka kushtuar katin e parë fermentimit të verës në çisterna inoksi. Pasi mbaron procesi i fermentimit, vera zbritet në katin minus një për përpunimin dhe ruajtjen në çisterna inoksi me një temperaturë të kontrolluar. Pas disa muajsh pune dhe ruajtje, verërat më të shëndosha dhe më të mira zbriten në katin nëndhés ose minus dy për tu maturuar në fuçi lisi për muaj dhe vite.
NJË TRADITË
NË PRODHIMIN E VERËS
ME NJË TRASHËGIMI TË PASUR
Historia e prodhimit të verës në Shqipëri është një traditë e kahershme e përcjellë brez pas brezi. Të dhënat e lashta ilire tregojnë se vera nga vende të tilla si Lundër, Mirditë, Zadrimë dhe Nartë eksportohej jashtë vendit në mesjetë, duke mbërritur deri në Vatikan. Zonat përreth, si Petrela, Dajti, Farka, Sauku, etj, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vlerat e Lundrës, duke përfshirë mikroklimën e saj ideale për vreshtari. Kushtet e tilla e bëjnë zonën perfekte për turizëm natyror, kulinar dhe kulturor.

VRESHTA SHEKULLORE ME KULTURA

AUTOKTONE TË DOKUMENTUARA NGA PLINI

Midis vreshtave të saj të lashtë, Lundra strehon disa nga 100 kultivarët autoktone të dokumentuar nga Plini në veprën e tij "De Natyralis Historia". Duke mbrojtur emrat e nderuar të Vloshit, Kallmetit, Sheshit, Pulës, Mjaltëzit, Mereshnikut dhe Kryqës, rajoni e ka mbajtur gjallë këtë pjesë të trashëgimisë së tij për shekuj me radhë.
SHESH I BARDHË
SHESH I ZI
TEROLDEGO
CHARDONNAY
MUSCAT OTTONELL
SYRAH
CABERNET
MERLOT
SOLAR
ULLISHTJA
Vera ka qenë dhe mbetet ndër pijet e preferuara të shqiptarëve dhe ka shoqëruar në shekuj bujarinë dhe mikpritjen e popullit tonë. Në Shqipëri, kultivimi i hardhisë është një nga veprimtaritë më të hershme dhe në të njëjtën kohë më fisnike të njeriut. Megjithatë, për përftimin e vreshtave cilësorë kërkohet një nivel i mjaftueshëm i njohurive shkencore mbi teknologjinë e përgatitjes së tokës dhe mbjelljes së fidanëve. Prej vitesh, Kantina e familjes Tufa është e përkushtuar ndaj të gjithë këtyre proceseve duke pasuruar traditën shqiptare në kultivimin e vreshtarisë.